Universiteti i Tiranës njofton se Viti Akademik 2022-2023 fillon në datën 17 tetor 2022.
Lajmin e ka bërë me dije me anë të një postimi në rrjetet socile, ku ka postuar dhe vendimin e Ministrisë së Arsimit.
Viti i ri Akadeik fillon më 17 tetor 2022 dhe do të përfundojë më 29 shtator 2023.
E plotë:
Fillimin e Vitit Akademik 2022-2023, në institucionet e arsimit të lartë, në datën 17 tetor 2022 dhe mbarimin e tij në datën 29 shtator 2023.
Institucionet publike të arsimit të lartë, në përfundim të regjistrimit të kandidatëve fitues, të dërgojnë në të gjitha ndërmarrjet “Trajtimi i Studentëve” sh.a., listën e studentëve të regjistruar, sipas programeve të studimit dhe fakulteteve përkatëse.
Ngarkohet për zbatimin e këtij urdhri Sekretari i Përgjithshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit të Arsimit dhe Sportit, Qendra e Shërbimeve Arsimore, si dhe institucionet e arsimit të lartë.