Mbërrijnë në gjykatën e Vlorës 3 skafistët vlonjat të arrestuar si rrjedhojë e operacionit “Syri” të zhvilluar nga Guardia Di Finanza dhe Policia e shtetit.
Mbërrijnë për tu njohur me masën e sigurisë shtetasit Arber Saraseli 31 vjec, Saverjo Imeraj 21 vjec dhe Qemal Pekmezi 19 vjec, të cilët u kapën me 991 kg lëndë narkotike marjuanë 13 milje larg Vlorës.
Si rrjedhojë e operacionit janë arrestuar nga Guardia Di Finanza dhe dy shtetas ukrainas si dhe është shpallur në kërkim Gregor Likaj.
Për operacionin u angazhuan rreth 250 forca policie, duke u vënë në ndjekje të trafikantëve si nga ajri ashtu edhe nga deti dhe toka. Hetimet zbuluan se droga ishte ngarkuar në grykëderdhjen e Vjosës e ndarë në tre skafe, GPS e të cilëve u fikën për të mos u gjurmuar.