Arrestohet ish-rektori i Universitetit në Serbi, mediat: Lëshonte diploma false për kroatë dhe shqiptarë

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-rektori i Universitetit të Kragujevacit në Serbi si dhe ish dekani i Fakultetit të Mjekësisë janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë Serbe pasi dyshohet se lëshonin diploma false.

Arrestimi i ish-rektorit të Universitetit të Kragujevcit dhe dekanit të Fakultetit të Mjekësisë ishte raportuar edhe më herët jozyrtarisht nga gazeta serbe Blic.

Sipas gazetës serbe ata janë përfshirë në shpërdorim të detyrës, duke lëshuar diploma false për shqiptarët dhe kroatët, përmes të cilave kanë përfituar mijëra euro.

Po ashtu, në akuzë thuhet se ata dyshohet të kenë dëmtuar Universitetin e Kragujevcit me 43 mijë e 468 euro për mosfillimin e procedurës për njohjen e dokumenteve të huaja të arsimit të lartë dhe vlerësimin e programit të studimit për gjithsej 45 kandidatë.

Zjarr Tv Ad