Është luajtur mbrëmjën e djeshme Superkupa e Eurpës midis skuadrës fituese të Champions League Realit të Madridit dhe skuadrës fituese te Uefa Europa League Eintracht Frankfurt.
Madrilenët ishin favoritë për këtë takim dhe e ngritën për të pestën herë trofeun në tetë finale të luajtura. Spanjollët e dominuan takimin dhe e fituan atë me rezultatin e pastër 2-0. Ishte mbrojtësi austriak David Alaba që zhbllokoi rezultatin në minutën e 37 të takimit pas zhvillimeve të një goditjeje nga këndi, me pjesën e parë që u mbyll me rezultatin 1-0.
Në pjesën e dytë ishtë Benzema që shënoi emrin në listën e golashënuesve dhe që vulosi përfundimisht takimin në minutën e 65-të.
Madrilenët e nisin sezonin me një trofe mjaftë të rëndësishëm dhe ashtu sic u shpreh edhe trajneri Ancelotti përpara sfidës skuadra e tij do të luftojë për të triumfuar në të gjitha kompeticionet ku merr pjesë.