Ministrja Krifca takim me fermerë në Dropull të Gjirokastrës: Pavarësisht sfidave në bujqësi është rritur sasia e prodhimit të misrit

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca ka zhvilluar një takim me fermerët e Dropullit në Gjirokastër, kryesisht prodhues të misrit dhe të grurit. Ministrja tha se pavarësisht sfidave që po kalon bujqësia, kemi një prodhim të mbarë të misrit këtë vit, po ashtu si u regjistrua dhe prodhimi i grurit.

Gjatë takimit, ministrja Krifca njoftoi fermerët se ka kërkuar pranë BE rishikimin e Programit Ipard III, për të bërë të mundur përfshirjen e mbështetjes me mekanikë bujqësore si dhe me kapacitete ruajtëse e magazinimi për prodhuesit e grurit dhe të misrit.

Nga Dropulli, Ministrja Krifca rithkesoi dhe ecurinë pozitive të shpërndarjes së naftës, e cila u shtua dhe me 500 milonë lekë të tjera naftë për fermerët dhe që mbulon të gjjtha kulturat e prodhimit në vend.

“Ecuria e prodhimit të misrit duket pozitive, ashtu si regjistruam dhe me prodhimine grurit. Krahas mbështetjes me 30 mijë lekë për Ha për mbjelljet e reja të grurit dhe shtimit me 500 milionë lekë për naftë për fermerët, do të propozojmë ndryshime pranë Komisionit Europianqë mekanika bujqësore dhe infrastruktura e grumbullimit për misrin dhe grurin të përfshihet në investimet IPARD ashtu si përfitojnë sot kulturat e tjera”– u shpreh ajo gjatë këtij takimi.

Burimi: Faxweb

Zjarr Tv Ad