“Më keq nuk ka ku të shkojë”- Tedi Blushi: Tirana po bëhet e pabanueshme, qytetarët meritojnë që zëri i tyre të dëgjohet me përulësi

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi thotë se qytetarët e Tiranës meritojnë më shumë ndërsa shton se zëri i tyre duhet të dëgjohet me përulësi.

Blushi shprehet se Tirana po bëhet çdo ditë më e pabanueshme duke theksuar se ajo konkurron me kryeqytetet europiane vetëm me çmimet por jo me shërbimet dhe cilësinë.

“Në Tiranë vetëm ajri është falas, por edhe ai vret se është i ndotur!” Tirana po bëhet çdo ditë dhe më e pabanueshme.

Çmimet stratosferike, taksat e larta, gjobat abuzive, korrupsioni i Bashkisë me djegësat fiktivë, mungesa e shërbimeve cilësore të administratës lokale, uji i papijshëm, betonizimi dhe ndërtimet pa kriter, zhdukja e hapësirave publike, si dhe transporti publik skandaloz e kanë kthyer Tiranën në një nga qytetet më të vështira për të jetuar, me kushte të papërballueshme!

Me kryeqytetet europiane, Tirana sot konkurron vetëm me çmime, por jo me shërbime dhe cilësi të jetesës! Më keq nuk ka ku të shkojë! Qytetarët e Tiranës meritojnë më shumë dhe zëri i tyre duhet dëgjuar me përulësi”, shkruan Blushi.

Zjarr Tv Ad