“Rilindja mavi të shtyn drejt vdekjes”- Vetëflijimi i 48-vjeçarit në varfëri ekstreme, Braimllari: Dhjetëra miliona euro paguhen për inceneratorët, pronarët ende në arrati

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari Organizativ në Partinë e Lirisë, Endrit Braimllari ka reaguar pas dëshmisë së familjarëve të Fatos Çollakut, 48-vjeçarit që i dha fund jetës në kushte ekstreme varfërie.

Ai thotë se Rilindja të shtyn drejt varfërisë ekstreme dhe vdekjes, ndërkohë që dhjetëra milionë euro paguhen për inceneratorët teksa pronarët ndodhen në arrati.

“Kjo është fytyra e Rilindjes: Të dhunshëm me fukarenjtë dhe bujarë me oligarkët dhe “bosët” në kërkim.

Këta xhahilet e Rilindjes mavi edhe të shtyjnë drejt varfërisë ekstreme dhe vdekjes edhe gënjejnë e nuk kërkojnë falje.

Ndërkohë dhjetëra milionë euro paguhen për aferën e djegësave dhe pronarët në arrati”, shkruan ai./Endrit Braimllari Facebook.

Zjarr Tv Ad