Një tragjedi e kaploi fshatin e Rrajcës në Prrenjas, kur 48-vjeçari Fatos Çollaku, u gjet nga bashkëfshatarët e tij i vetëvarur në një pemë.
Por kush ishte 48-vjeçari Fatos Çollaku? Ku jetonte ai dhe motra e tij? Cilat ishin kushtet dhe shtëpia e tyre?
Ai jetonte bashkë me të motrën, në një banesë të rrënuar, të zhytur nga mjerimi dhe varfëria, ku as kushtet minimale të jetesës nuk plotësohen.
Vetë banorët e fshatit, tregojnë për News 24, se familjes së Fatosit, vazhdimisht i është prerë energjia elektrike, për shkak të pamundësisë për ta paguar.
Por OSHEE në një reagim pas ngjarjes, deklaroi se në asnjë moment kësaj familjeje nuk i është ndërprerë energjia elektrike. Sipas këtij institucioni lajmet e përhapura ishin jo të vërteta, dhe se kjo ngjarja po përdorej politikisht.
Por bashkëfshatarët e Fatos Çollakut, thonë se përveç prerjes së dritave, të cilat ata tregojnë se ia kanë lidhur vetë pas ngjarjes, kësaj familjeje i është ndërprerë edhe uji i pijshëm.
Sipas tyre edhe frigoriferi që ka kjo familjeje, nuk është në gjendje pune.
“Ai një dritë kishte, as lavatriçe, as frigorifer… Një natë para ngjarjes, nuk kishte drita! Kur i prenë ujin para dy javësh, u mërzit shumë”, rrëfejë banorët të pikëlluar. /BalkanWeb