“Gusht është ende, por nëse shtatori e zë opozitën politike kështu si sot…”, Manjani ngre alarmin dhe ka një thirrje urgjente

0
1144
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani duke analizuar situatën në të cilën ndodhet politika shqiptare, ka ngritur alarmin sot se opozita nuk ka asnjë gjë në terezi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manjani shkruan se opozita duhet të lërë fjalorin e urrejtjes e përçarjes, por të nisë koordinimin.

Postimi nga Ylli Manjani në Facebook:

“Gusht është ende por nëse shtatori e zë opozitën politike kështu si sot, nuk kemi gjë në terezi.

Reagimet në plane të kithëta, ose shkurt njëri i bie gozhës e tjetri patkoit, janë të gjitha në favor të qeverisë së grabitjes.

Edhe gjuha kërcënuese e ultimative është në favor të qeverisë grabitëse.

Mungesa e ideve alternative e mbi të gjitha përqendrimi i politikës vetëm tek Berisha dhe Meta është gjithashtu në favor të qeverisë grabitëse.

Berisha harxhon ende kohë publike e merret me nongratëllëqet e sajuara ndaj tij. Meta ende nuk ka dalë nga presidenca, që të ulet me këmbë në tokë e të kuptojë se reagimi i koordinuar është domosdoshmëri.

Ekipet opozitare janë askund. Ide alternative jo e jo…

Rama mjeshtrisht i hedh benzinë zjarrit përvëlues që përçan opozitën dhe konfuzon reagimin opozitar.

Sa më shumë të flitet me gjuhë dhune, urrejtje e fjalor lacash në publik kundër, vetëm e forcon qeverinë, që vetëm grabit qetsisht e me shumicë mbështetëse… Meta, në mënyrë të veçantë duhet ta kuptojë këtë gjë…

Pra njerëzit e shohin që qeverisen nga grabitës, por shohin se ska gjë në anën tjetër dhe kjo është frustruese. Pa shpresë..!

Bashkimi , reagimi i koordinuar, alternativat dhe ekipet janë shpëtimi jo thjesht i opozitës, por i demokracisë.

Hë për hë skemi gjë në terezi!!!

Dhe më në fund një këshillë kam për drejtuesit e opozitës:

Lexojini mirë sondazhet e këtij viti që ka bërë Barometri në EURONEWS.”, shkruan Manjani.

Zjarr Tv Ad