Denoncimi i familjarëve të Ervis Martinajt, policia kontrolle në banesat ku qëndronte i shumëkërkuari! Në përgjim personat që kanë pasur kontakt me të

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pak ditë pas denoncimit të familjarëve të Ervis Martinajt të cilët i thanë policisë që nuk kanë pasur kontakt me të prej ditësh, uniformat blu kanë shtuar kontrollet për të zbuluar vendndodhjen e të shumëkërkuarit.

Sipas News 24 policia ka ushtruar kontrolle në banesat dhe ambientet ku qëndronte Martinaj për të zbuluar të dhënat që mund të çojnë në gjetjen e tij.

Ndërkohë që po mbahen në përgjim personat që kanë pasur kontakte me të gjatë kohëve të fundit.

Në fokus të kontrolleve të policisë duket të jetë Vlora, ku 40-vjeçari kishte pasur lidhje të shumta gjatë aktivitetit të tij në muajt e fundit.

Disa ditë më parë, familjarët e Martinajt, konkretisht xhaxhai i tij Faik Martinaj i tha policisë se prej 3 ditësh nuk kishin pasur asnjë mesazh prej tij përmes personave të ndërmjetëm ndërsa theksuan se i druhen faktit se atij mund t’i ketë ndodhur diçka.

Rreth një muaj më parë, Martinajt i ekzekutuan kushëririn e tij Brilant Martinaj i cili u vra në masakrën e Fushë Krujës bashkë me dy miqtë e tij Diklen Vata dhe Besmir Hoxha. Pas sulmit mafioz autorët u larguan duke lënë automjetin e viktimave të shkrumbohej nga flakët.

Ervis Martinaj është një emër i njohur për policinë pasi ka qenë i përfshirë në disa ngjarje të ndryshme. Ai u shpall në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit “Plumbi i artë” pas dëshmisë së Nuredin Dumanit i cili u tha hetuesve se kishte marrë një porosi me ‘faturë’ 500 mijë euro për të eliminuar Endrit Doklen

Zjarr Tv Ad