Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka publikuar denoncimin në SPAK në lidhje me aferën korruptive me banesat sociale në bashkinë Tiranë.
Vasili shkruan se korrupsioni i bashkisë së Tiranës me banesat sociale është ulur këmbëkryq në mes të Tiranës ndërsa shton se abuzimi me shkeljet e ligjit është i provuar me fakte dhe prova.
Ai thekson se bashkia e Tiranës ka dhënë 1 milion e 945 mijë metra katror për një sipërfaqe 2 mijë metra katror ndërkohë që që në bazë të kontratës sipas tij mungojnë 25 mijë m2 nga detyrimi.
“Ne shkelje flagrante te ligjit, me propozim te Kryetarit te Bashkise Erion Veliaj, Keshilli Bashkiak i Tiranes vendos qe te lejoje edhe likujdimin me lekè ne vend te dorezimit te siperfaqes se ndertimit.
Vendimi i propozuar nga Veliaj dhe miratuar Keshilli Bashkiak me Nr:105 date 25.10.2019 eshte nje akt skandaloz duke dhunuar Ligjin e Kuvendit dhe duke vendosur Bashkine mbi Parlamentin”, shkruan Vasili.
Ai i kërkon SPAK të mbrojë interesin publik duke vënë përgjegjësit para drjtësisë.
Deklarata e plotë e Vasilit
Baderdia korruptive e Bashkise me Banesat Sociale, denoncimi zyrtar dhe SPAK qe hesht!!(DOKUMENTI)
Nderkohe, qe te gjithe jemi deshmitare te konflikteve ekstreme deri edhe ne perplasje me arme zjarri per ceshtjet e banimit, prishjeve abuzive dhe pa ligj dhe lenia e qytetareve ne mes kater rrugeve pa banese, korrupsioni i Bashkise se Tiranes me banesat sociale eshte ulur kembekryq ne mes te Tiranes.
Abuzimi eshte shume i qarte dhe shkeljet e ligjit me qellime shume te qarta korruptive eshte i provuar me fakte e prova.
SHKELJA E PARE SHUME E RENDE
Bashkia e Tiranes ka dhene 1 milion e 945 mije metra katror leje per ndertime me siperfaqe banimi mbi 2 mije m2.
Ne baze te Ligjit 22/ 2018 duhet, qe 3% te siperfaqes se ndertimit ti kaloje Fondit te Strehinit Social te Bashkise se Tiranes.
Kjo do te thote qe 58 mije 375 m2 duhet te jene ne dispozicion te Bashkise.
Por nga informacioni zyrtar i vete Bashkise ajo do te disponoje vetem 32 mije e 417 m2.
Mungojne pra me shume se 25 mije m2 nga detyrimi, qe kerkon ligji, pra qindra apartamente qe mund te zgjidhnin mjaft situata te renda dhe te parandalonin konfliktet ekstreme.
SHKELJA E DYTE SHUME E RENDE
Ne shkelje flagrante te ligjit, me propozim te Kryetarit te Bashkise Erion Veliaj, Keshilli Bashkiak i Tiranes vendos qe te lejoje edhe likujdimin me lekè ne vend te dorezimit te siperfaqes se ndertimit.
Vendimi i propozuar nga Veliaj dhe miratuar Keshilli Bashkiak me Nr:105 date 25.10.2019 eshte nje akt skandaloz duke dhunuar Ligjin e Kuvendit dhe duke vendosur Bashkine mbi Parlamentin.
Me leter zyrtare si Deputet i Kuvendit te Shqiperise i jam drejtuar SPAK-ut, faktet jane shume te renda dhe flasin vete dhe ja kemi vene ne dispozicion SPAK-ut qe ne 29 prill te 2022 me kete shkrese zyrtare.
Qytetaret e Tiranes presin qe SPAK- u tani te flase dhe te mbroje interesin publik, Ligjin dhe te vere para drejtesise shkelesit e pazarxhinjte e Bashkise dhe te nxjerre deri ne fund pergjegjesite ligjore duke filluar nga Veliaj!!
P.S Lexoni Letren Zyrtare drejtuar SPAK-ut nga une si Deputet si dhe vendimin skandaloz te propozuar nga Veliaj dhe te miratuar nga Keshilli Bashkiak, qe legjitimon zhdukjen e 25 mije metra katror banesa sociale.