Pallat mbretëror, mbretëresha, kurora, karrocë këto ne i kemi parë vetëm në përralla.
Të paktën njëherë të gjithë kemi ëndërruar si do ishte të jetonim në një familje mbretërore. Por, pasi të lexoni këto rregulla strikte që ndjekin pjestarët e këtyre familjeve me siguri dëshira do të zbehet.
1.Kur mbretëresha ngrihet në këmbë, të gjithë duhet të ngrihen.
2.Përulja para mbretëreshës është e detyrueshme.
3.Çiftet e familjes mbretërore nuk mund të kapen për dore.
4.Asnjë martesë nuk bëhet pa miratimin e mbretëreshës.
5.Në udhëtime, pjesëtarët e familjes mbretërore duhet të kenë patjetër një veshje të zezë në valixhe.
6.Familja mbretërore nuk mund të ushqehet me ushqime deti në restorant.
7.Gratë e familjes mbretërore duhet të mbajnë kapele gjatë takimeve zyrtare.
8.Kurora është vetëm për të martuarat në familjen mbretërore.
9.Asnjë grua e familjes mbretërore nuk mund të veshë dekolte.
10.Kur mbretëresha vendos çantën në tavolinë, darka ka mbaruar.