“Nuk na jep njeri mikrofonin”, mësuesja nga Lezha “përplaset” me Floriana Garon, ndërhyn Berisha

0
1344
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri dhe kryetari aktual i PD Sali Berisha, ka kritikuar qeverinë për gjendjen e sistemit arsimor. Ai ka zhvilluar një takim këtë pasdite me ekspertë të arsimit dhe mësues nga gjithë vendi, të cilët i kanë shprehur shqetësimet që kanë në punë.

Gjatë bashkëbisedimit, një mësuese nga Lezha është “përplasur” me Floriana Garon, pasi ka thënë se nuk u jepte njeri fjalën, ndaj dhe mikrofonin e mori “me forcë”. Për të zbutur disi debatin ndërhyri vetë Sali Berisha.

Donika Haxhiaj: Jo në mungesë respekti por desha  të them diçka se desha të ja marr mikrofonin në formë pak të dukshme jo ashtu kot. Ne mësuesit, ne të bazës, ne që bëjmë 24 orë mësimi në javë,ne që gjithë pasditen korrigjojmë detyrat nuk na i jep njeri mikrofonin, duhet ta marrim.

Floriana Garo: Më falni nëse mund të perezantoheni.

Donika Haxhiaj: Jam Donika Haxhiaj dhe vij nga Lezha

Floriana Garo: Kjo nuk është e vërtetë, mikrofoni po kërkohet dhe jepet sipas radhës që po kërkohet.

*Ndërhyn Sali Berisha:  Florjana e ka në mënyrë figurative

Floriana Garo: Shumë mirë që e morët fjalën, po kështu i bie që e morën të gjithë…

Zjarr Tv Ad