“Të shkrihet menjëherë Bordi i Transparencës”, Partia e Lirisë zbulon cili është projektligji për çmimin e naftës që po bllokon mafia në Kuvend

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë sot në konference për mediat. Nga selia e PL-së, Meta lëshoi akuza në drejtim të qeverisë Rama dhe bordit të caktimit të ccmimit të karburantit.

“Jemi së bashku me deputetin e Partisë së Lirisë, Petrit Vasili për të denoncuar rrjepjen e pamëshirshme që bordi i rrjepjes së shqiptarëve, që përmes çmimeve spekulative të naftës po iu bën shqiptarëve të thjeshtë. Është e qartë që kur në bursën ndërkombëtare çmimi ka rënë në nivele me të ulëta se para fillimit të luftës, përkundrazi në vendin tonë nuk reflektohet. 221 lekë në Shqipëri nafta. Kudo merren masa për të mbrojtur qytetarët, konsumatorët, sipërmarrjet e thjeshta, por vetëm këtu punohet për funksion të oligarkut Rama dhe ogiçeve të tij. 50% ulje të akcizës për naftën në Shqipëri, U bë kaq kohë që janë propozuar nga opozita, nga partia e Lirisë, siç është pezullimi i taksës së qarkullit, por asnjë respektim”, tha Meta.

Ndërsa deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka kërkua nga qeveria që të shkrijë menjëherë Bordin e Transparencës në mënyrë që t’i hapet rruga uljes së çmimit të naftës në vend, pasi në bursë një fuçi po tregtohet me çmimin e para luftës.

“Që në 9 mars të këtij viti, 7 muaj më parë kemi dërguar një projektligj në Kuvend në emër të Partisë së Lirisë. Por në funksion të këtij organizimi mafioz as nuk është marrë në diskutim. E dimë shumë mirë se mund ta marrin dhe rrëzojnë se kanë dhe votat por kaq i fortë është urdhri i mafias sa as nuk e kanë diskutuar. Ndërhyrje te taksat ka bërë edhe Mali i Zi dhe Maqedonia, SHBA dhe BE. Mekanizimi ka dy rrugë, shkrirjen e menjëhershme të Bordit mafioz të mafias dhe ndërhyrjen te taksat”, tha Vasili.

Zjarr Tv Ad