Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar deklaratën e Presidentit Bajram Begaj për Open Balkan
Meta tha se Presidenti i ri, “është i pavarur dhe i përgjegjshëm për cdo qëndrim që bën”.
“Unë e përfundova mandatin tim në Presidencë duke bërë simbolin më të dashur për mua e shqiptarët e ndershëm e patriotë dhe në datën 25 kemi nisur një rrugë të re bashkë me shqiponjën tonë e ngjyrat e flamurit komëbtar, kjo betejë do i interesojë dhe forcimit të shtetësisë së Kosovës e pozitës së saj ndërkokombëtare.
Nuk më duket etike të komentoj qëndrimet e Presidentit të ri, ai është i pavarur dhe i përgjegjshëm për cdo qëndrim që bën.
Lidhur me iniciativën e Vucic dhe ogiçit të tij Rama të Balkanit të Hapur që ka ndërruar tre emra deri tani, qëndirmi im ka qenë më i përmbajtur , por e dini cili është qëndrimi i presidentit të Malit të Zi që është ndër polikanët më të përgjegjshëm e përvojë në këtë rajon e njeh më mirë se kushdo fqinjin e vet verior dhe grabitqar të pandrysheshëm, e dini që dhe presidenti i Maqedonisë ka pasur e ka shprehur rezervat e tij.
Kjo është iniciativë që syunon të minojë perseptivën evrlopiane të rajonit tonë”, tha Meta.