Pikë kthese në aviacion, American Airlines do të blejë 20 avionë supersonikë

0
89
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kompania American Airlines ka rënë dakord të blejë deri në 20 avionë supersonikë. Kanë kaluar gati 20 vjet që nga fluturimi i fundit i një avioni supersonik nga Concorde, avioni britaniko-francez që nuk arriti të operonte dot për shkak të kostos së lartë si për pasagjerët ashtu edhe për linjat ajrore.

Por drejtuesi i lartë i firmës Boom, Blake Scholl këmbëngul se avioni i kompanisë së tij do të jetë i ndryshëm kur të debutojë në vitin 2029, me bileta që kushtojnë rreth 4,000 deri në 5,000 dollarë për të fluturuar nga Nju Jorku në Londër në rreth tre orë e gjysmë nga shtatë orë që realizohet tani  ose nga San Francisko për në Tokio për rreth pesë orë e gjysmë, në vend të njëmbëdhjetë orëve.

Ky avion do të ketë një shpejtësi maksimale 1.7 herë më të madhe se shpejtësia dhe do të mbajë nga 65 deri në 80 pasagjerë. Lajtmotiv i kompanisë Boom ishte që nga fillimi qëndrueshmëria dhe mbrojtja e mjedisit dhe të gjithë avionët e saj do të fluturojnë ekskluzivisht me benzol-bio, i cili aktualisht është i pamjaftueshëm dhe shumë i shtrenjtë.

Muajin e kaluar, Boom njoftoi ndryshime në dizajnin e avionit për ta bërë atë më të thjeshtë dhe më pak të kushtueshëm për t’u ndërtuar dhe mirëmbajtur. Ndryshimi më i habitshëm ishte kalimi nga tre motorë, duke përfshirë një lloj tjetër në bisht, në katër motorë identikë nën krahët në formë delta.

Tregu i avionëve me katër motorë po tkurret pasi shumica dërrmuese e avionëve të pasagjerëve që fluturojnë sot kanë dy motorë.

Zjarr Tv Ad