Dyshohet se u përdor nga vrasësit e Martinajt, del foto e makinës së atentatit

0
145
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zbulohet makina tip “Passsat” me të cilën dyshohet se lëviznin personat të cilët ekzekutuan në një atentat të mirë-organizuar mafioz Brilant Martinajn dhe dy shokët e tij, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.

Ngjarja ndodhi më 17 korrik 2022 në mbikalimin e Fushë-Krujës. Ashtu siç raporton Abcnews.al nga analizimi i pamjeve filmike të sekuestruara nga policia kriminale, dyshohet se me këtë mjet kanë lëvizur 4 personat që kanë marrë pjesë në atentat.

Pasi realizuan atentatin, autorët e dogjën makinën në fshatin Larushkë. Në momentin kur makina u gjet e shkrumbuar nga policia, brenda u konstatua edhe një armë.
Mjetit i është fshirë numri i shasisë dhe kjo ka sjellë vështirësi serioze në hetim për identifikimin e pronarit të tij.

Sipas verifikimeve të kryera makina ka hyrë në territorin e Shqipërisë nga Kosova, duke përdorur pikën kufitare të Morinit dhe policia po punon, se kush janë njerëzit që kanë futur këtë makinë në Shqipëri.

Njëherësh është zbuluar, se mjetit i janë vendosur targat “AA 156 OR” që i përkasin një makine tip “Daimler Chraisler” në emër të shtetasit me inicialet, A.L.

Targat rezultojnë të denoncuara si të vjedhura në policinë e Tiranës gati 1 vit më parë.

/Abcnews.al

Zjarr Tv Ad