Grabitet argjendaria në “sy të policisë” në Lezhë, pronari del nga dyqani dhe përleshet me autorin

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një dyqan argjendarie është grabitur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:45 në rrugën Luigj Gurakuqi, vetëm 100 m larg Komisariatit të Lezhës. Grabitësi, i cili ka qenë me motor në koke mbante një skafandër, ka hyre në argjendari dhe ka arritur të marre disa sende me vlerë.

Megjithëse dyqani ndodhej në rrugën kryesore dhe në një kohë mjaft të populluar me njerëz, grabitësi nuk e ka menduar dy here për të vepruar. Pavarësisht se pronari e ndoqi dhe u përplas fizikisht me të jashtë dyqanit, i riu mundi të merrte motorin dhe të largohej nga vendngjarja.

Pronari njoftoi menjëherë policinë e cila nisi hetimet, por ende nuk është bërë identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar.

Policia ka ka administruar disa kamera vëzhgimi dhe po i analizon ato për të zbuluar personin që kreu grabitjen.

Ndonëse kanë kaluar 24 orë nga grabitja, policia ende nuk e ka raportuar këtë ngjarje.

Zjarr Tv Ad