Frikë për trazira nga serbët, KFOR-i blindon veriun e Kosovës

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

KFOR-i e ka rritur praninë në pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, si dhe aktivitetet patrulluese në atë zonë, me qëllim të rritjes së sigurisë për qytetarët. Reth dy javë më parë kjo zonë ishte e bllokuar nga serbët e veriut.

Pas pezullimit të vendimit për reciprocitet në dokumente personale, barrikadat u hoqën por me afrimin e datës 1 shtator kur pritet që vendimi të rihyjë në fuqi, në kufi janë vendosur trupat e KFOR-it.

Përveç nga toka monitorimi po bëhet edhe nga ajri, raporton Gazeta Express. Kontigjenti i parë i pjesëtarëve të “Kosovo Force” u vendos në orët e mbrëmjes dhe në mesditë bëhej edhe ndërrimi i ushtarëve.

Sipas Qeverisë së Kosovës, më 1 shtator do të nis së zbatuari vendimi për reciprocitet në letërnjoftimet e lëshuara nga Serbia. Frika nga trazirat që mund të shkaktojnë përsëri serbët në veri, ka bërë që trupat neutrale që ruajnë sigurinë të shtohen.

Zjarr Tv Ad