Policia jep informacion për vrasjen në Elbasan: Madrit Ulqinaku doli nga lokali dhe u qëllua nga një 20 vjeçar

0
455
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Madrit Ulqinaku, ka mbetur i vdekur mbrëmjen e djeshme në Elbasan pasi është qëlluar për vdekje. Ai sapo ka dalë nga një lokal në qendër të qytetit, ku sapo kishte konsumuar një kafe, dhe është qëlluar me armë.

Dyshohet se shkak ka qenë një konflikt i çastit që ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit nga autori, një 20 vjeçar i identifikuar nga Policia.

Referuar njoftimit zyrtar, bëhet me dije se shtetasi me inicialet K.Sh rreth 20 vjeç, ka qëlluar më armë zjarrin Madrit Ulqinakun duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. I riu autor i ngjarjes është larguar dhe shërbimet policore po punojnë për kapjen e tij.

Zjarr Tv Ad