Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Haxhi Aliko, një pedagog dhe personalitet i Shkencave Veterinare në Shqipëri, është ndarë nga jeta pasditen e së mërkurës.
Ai ka pasur një karrierë të spikatur si në fushën akademike ashtu dhe në atë politike.
Jeta e profesor Alikos ishte e lidhur ngushtë me Fakultetin e Mjekësisë Veterinare, në të cilin u shkollua dhe zhvilloi një karrierë akademike 35-vjeçare, duke e filluar si asistent lektor dhe duke vijuar si titullar i lëndës “Fiziologjia e Kafshëve Bujqësore”, përgjegjës i Katedrës “Fiziologji-Biokimi” për 16 vjet dhe deri në Rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës për 4 vjet.