OST reagon për akuzat: Procedura 130 mijë euro është për aksidentet e punonjësve në punë, jo për kozmetikë estetike

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Operatori i Sistemit të Transmetimit ka reaguar ndaj akuzave të ngritura nga Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Ky i fundit në një deklaratë sot, tha se OST kishte hapur një tender me vlerë 130 mijë euro për trajtimin kozmetik të punonjësve femra.

Por në një deklaratë për mediat, OST sqaron se tenderi i hapur ka si objekt sigurimin e punonjësve të këtij institucioni në rast aksidentesh dhe dëmtimesh gjatë punës, dhe jo për kozmetikë estetike, ashtu sikundër është spekuluar ditët e fundit.

“Polica e sigurimit mbulon që nga aksidentet me humbje jete deri te sëmundjet, paaftësitë e përhershme apo të përkohshme, sëmundjet, shtatzënitë dhe trajtimin ditor në spitale. Kjo masë sigurimi kryhet në kushtet e një profili pune me vështirësi në terren dhe rrezik për humbjen e jetës në raste ekstreme, për punonjësit e OST”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Zjarr Tv Ad