Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
- Sekretari Organizativ i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari ka reaguar ndaj ngjarjes së rëndë të shënuar në Vlorë ku u vranë me armë zjarri dy persona në autostradë.
Në një postim në Facebook, Braimllari thotë se siguria kombëtare është në rrezik pasi vendin e ka pushtuar krimi i organizuar.
Sipas tij, kryeministri Rama dhe Rilindja, vendosën qeverinë në funksion të krimit të organizuar.
Postimi i Endrit Braimllari:
Siguria Kombëtare në rrezik. Vendi në pushtetin e krimit të organizuar. Rama dhe Rilindja vendosën qeverinë në funksion të krimit të organizuar. Rilindja bashkëpuntore me krimin e organizuar.
Policia e shtetit jashtë funksionin është kthyer ne Polici statistikash ku për fatin e keq numëron viktimat. Ka vetëm një rrugë largimin e kësaj qeverie kriminale e cila po rrezikon çdo ditë jetën e qytetarëve.