Përfituan 200 mijë euro nga shitja e arit të rremë, pas dy pensionistëve italiane, arrestohet edhe një person i tretë. Ja roli i tij

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas arrestimit të dy pensionistëve italiane, të cilët fituan 200 mijë euro, pasi përmes mashtrimit shisnin grimca ari, sot policia e Elbasanit ka vënë në pranga edhe pronarin e argjendarisë, një 53-vjeçar, i cili akuzohet për veprën penale “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Fake Gold”,  të finalizuar 2 ditë më parë, si rezultat i të cilit u arrestuan 2 shtetas italianë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të licencura” dhe “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, si dhe u sekuestruan sasi ari i rremë dhe i pastër, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, shtetasin J. T., 53 vjeç, banues në Elbasan, pronari i argjendarisë në qytetin e Elbasanit, ku u arrestuan në flagrancë 2 shtetasit italianë”, thuhet në njoftimin e policisë.

OPERACIONI

Riccardi Gennario, më i vjetri dhe banues në Milano dhe Fortunato Maddaloni, banues në Napoli udhëtuan nga Italia për në Shqipëri duke vënë në jetë idenë e një biznesi tejet fitimprurës që u solli brenda tre muajve shumën prej 200 mijë eurosh fitime. Biznesi i tyre i nisur në muajin qershor ishte shtrirë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Mal të Zi, më konkretisht në kryeqytetin malazez, Podgoricë.

Ndërsa vazhdonin biznesin fitimprurës, dy pensionistët italianë nuk e menduan se do të përfundonin në pranga në qytetin e Elbasanit.

Ata u prangosën në një pikë argjendarie. Sipas të dhënave të Policisë, dy italianët shisnin grimca materiali të ngjashme me ato të arit. Materiali ka rezultuar i përzier me metale të tjera dhe për këtë arsye mori emrin edhe operacioni, i koduar “Fake Gold”.

Skema ishte e njëjtë: fillimisht dy italianët u paraqisnin pronarëve të argjendarive grimcat prej ari të vërtetë dhe pasi binin dakord për blerjen prej tyre, u jepnin sasinë tjetër që ishte e përzier.

“Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kontrabandës me mallra të licencuara dhe të deklarimit të rremë të shtetasve, nëpërmjet mashtrimit, në lidhje me natyrën, llojin dhe cilësinë e tyre, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar ‘Fake Gold’, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit F. M., 67 vjeç, banues në Napoli, Itali dhe R. G., 76 vjeç, banues në Milano, Itali.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shitur ar (metal) në formë kokrrizash, me vlerë 200 000 euro, në Tiranë dhe Podgoricë, gjatë periudhës qershor-gusht 2022.

Materiali që këta shtetas kanë shitur ka rezultuar më pas, i përzier me metale të tjera.

Si rezultat i operacionit policor të koduar ‘Fake Gold’, 2 shtetasit janë kapur dhe arrestuar në flagrancë në qytetin e Elbasanit, gjatë tentativës për të shitur arin e rremë në një argjendari, ku fillimisht kishin mashtruar duke ofruar një sasi të vogël ari të pastër”, thuhet në reagim.

Policia tha se ka sekuestruar një sasi ari, 4 aparate celulare dhe shuma parash të monedhave të ndryshme. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 kilogramë ar i dyshuar si i rremë, 160 gramë ar i pastër, 4 aparate celulare, 1500 euro dhe 150 franga zvicerane.

Zjarr Tv Ad