Kryetari në qeli! Lirohet zyrtari i dytë i bashkisë Lushnje

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lirohet një tjetër ish-zyrtar i bashkisë së Lushnjes i arrestuar së bashku me kryetarin për shpërdorim detyre dhe abuzim me tenderat. Gazmend Çela, ish-zëvendësdrejtori i Pasurive Publike në Lushnje është liruar nga burgu.

Çela u dënua me 2 vite e 6 muaj burg, por përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe i mbeti të kryente vetëm 1 vit e 8 muaj burg. Për pesë vite ai është përjashtuar nga funksionet publike. Më herët është liruar nga qelia edhe biznesmeni Ibrahim Lami.

Ish-kryetari i bashkisë Fatos Tushe do të qëndrojë në qeli 2 vite e 4 muaj pasi përfitoi nga gjykimi i shkurtuar, ndërsa SPAK kërkoi 5 vjet heqje lirie. Ai u shpall i pafajshëm sa i përket shkeljes se barazisë në tendera por nuk i shpëtoi dot shpërdorimit të detyrës.

Zjarr Tv Ad