Evropa qendrore përfshihet nga stuhi të fuqishme/ 12 persona kanë humbur jetën në Francë, Austri dhe Itali

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Stuhitë e fuqishme kanë goditur zona të Evropës qendrore dhe jugore, duke vrarë të paktën 12 persona, përfshirë tre fëmijë.

Vdekjet, shumica nga rënia e pemëve, u raportuan në Itali dhe Austri dhe në ishullin francez të Korsikës.

Shiu i dendur dhe erërat shkatërruan kampingjet në ishull, ndërsa probleme pati edhe në Venecia të Italisë.

Stuhitë e ditëve të fundit pasohen nga javët e të nxehtit dhe thatësirës në pjesën më të madhe të kontinentit.

Në Korsikë, erërat që frynë deri në 224 km/h shkulën pemët dhe dëmtuan shtëpitë e lëvizshme.

Autoritetet atje thanë se një vajzë 13-vjeçare u vra nga një pemë që u rrëzua në një kamping.

Ndërkohë një burrë vdiq në një incident të ngjashëm dhe një grua 72-vjeçare u vra kur makina e saj u përplas nga çatia e shkëputur e një kasolleje në plazh.

Po ashtu dy persona të tjerë humbën jetën në det.

Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin, i cili mbërriti në Korsikë të enjten, tha se 20 persona ishin plagosur – katër prej tyre në gjendje të rëndë. Ndërsa paralajmëroi se mund të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore.

Stuhitë ekstreme janë bërë më të shpeshta kohët e fundit për shkak të ndryshimeve klimatike.

Zjarr Tv Ad