Gledis Nano pezullon policen që shau dhe ofendoi gazetarët

0
406
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra punonjësen e drejtorisë së Krimit Ekonomik në Elbasan, Anisa Kostani, e cila një ditë më parë përmes një postimi në rrjetet sociale, shau dhe ofendoi gazetarët për trajtimin e ngjarjes ku mbeti i vdekur Madrit Ulqinaku.

Efektivja është pezulluar deri në përfundim të hetimit disiplinor me argumentin e shkeljes së etikës dhe përdorimit të rrjeteve sociale.

Por cfarë tha policja?

Anisa Kostani, policja e Elbasanit që u bë e njohur për shkak se mbante si kafshë shtëpiake një gjarpër sulmoi gazetarët lidhur me ngjarjen e dy netëve më parë ku u vra Madrit Ulqinaku.

Policia shpalli në kërkim autorin e dyshuar të vrasjes, 18 vjeçarin Horgito Peqinin, ndërsa për policen ky detaj nuk duhet marrë parasysh.

Policja e famshme shkoi deri aty madje sa cenoi edhe nderin e gazetareve vajza që raportojnë për kronikën duke hedhur dyshime mbi mënyrën se si e kanë marrë diplomën.

Sipas saj, ata që shkruajnë keq për Policinë e Elbasanit e kanë marrë provimin prej “profesorave Don Zhuanë”.

 

Zjarr Tv Ad