Detaje/ Viktimat të implikuar në vrasjen e një biznesmeni, atentati ishte planifikuar dy muaj më parë

0
106
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Detaje të tjera kanë dalë në dritë në lidhje me atentatin në Vlorë, ku mbetën të vrarë 34-vjeçari Hakim Xhezo dhe 37-vjeçari Shpati Lena.

Burime për median bëjnë me dije se vrasja ishte planifikuar rreth dy muaj më parë, pasi automjeti i cili u shkrumbua menjëherë pas atentatit rezulton i vjedhur më 30 qershor të këtij viti në Shijak të Durrësit. Dyshohet se hakmarrja mund të jetë bërë shkak për këtë ngjarje të rëndë, pasi viktimat rezultojnë të jenë të implikuar në vrasjen e biznesmenit Arben Beqirajt në gusht të vitit 2019.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi paraditen e djeshme rreth orës 09:50 në dalje të fshati Panaja. Nga një makinë “BMË” pa targa, u qëllua nga së paku 3 persona drejt mjetit ‘Benz’ në të cilin po udhëtonin 34-vjeçari Hakim Xhezo dhe 37-vjeçari Shpati Lena, i cili mbante dhe identitetin Geno Lena.

Zjarr Tv Ad