Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një aksident që mund të kishte përfunduar në tragjedi ka ndodhur në Lezhë. Mësohet se një automjet, me të cilin udhëtonin tre vajza ka humbur drejtimin duke dalë nga rruga.
Mjeti ka përfunduar në një kanal kullues, që ishte i tejmbushur me ujë për shkak edhe të reshjeve të dendura të shiut gjatë 24 orëve të fundit.
Fatmirësisht përpara se mjeti i përmbysur të përfundonte i zhytur totalisht në një thellësi që arrin deri në 1.5 metër, një banor i zonës ka ndërhyrë duke bërë të mundur shpëtimin e tre të rejave.
Të tre vajzat janë transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën./balkanweb