Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Dy shtetas të huaj janë arrestuar nga policia në Poliçan pasi janë kapur duke fotografuar uzinën e vjetër të armëve.
Lajmi bëhet me dije për News 24. Raportohet se kemi të bëjmë me dy persona nga shtete të ndryshme europiane.
Në Berat ka mbërritur Drejtori i Policisë së Beratit, Policia Ushtarake dhe dy furgona të FNSH. Mendohet se dy personat e ndaluar janë femra, ndërsa mendohet se kanë thyer kyçin e një tuneli që bëheshin armatime.
Arrestimi vjen një ditë pas incidentit të ndodhur në Gramsh ku dy shtetas rusë dhe një ukrainas u arrestuan pasi tentuan të futen në uzinën e armëve.
Burimi:BalkanWeb