Kërkesa e opozitës për të ndaluar hyrjen e rusëve, ministri Çuçi: S’mund t’u vendosim agjentë nga pas të gjithë turistëve! Nëse s’kryejnë vepra penale janë të lirë

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një konferencë për mediat ministri i Brendshëm Bledi Çuçi u pyet për kërkesën e bërë më herët nga opzoita për të ndaluar hyrjen e shtetasve  rusë në vend. Ai tha se një vend i lirë nuk mund t’u vendosë agjentë çdo turisti që futet në vend.

Ka një kategori turistësh që gjejnë uzina të vjetra dhe i kanë si koleksion fotosh dhe kjo nuk bën vepër penale. Të gjitha objektet e fotografuara janë të deklasifikuara. Në momentit që shkel një nene të kodit penal të Shqipërisë do të fillojë edhe procedimi. Siç ju thashë ai ka bërë agresion ,. Ne duhet të presim hetimit për të zbardhur të plotë këtë ngjarje.

Kur je vend i lirë dhe ke një regjim vizash për turistët sigurisht do t’i lësh turistët të lirë, në momentin ë kryejnë një vepër penale atëherë do të trajtohen si të tillë. Besoj këtu nuk ka vend për të thënë se do t’i vendosi nga një agjent çdo turisti që vjen në vend. Institucionet kanë reaguar në kohë dhe do të jetë gjithmonë kështu. Nuk besoj që është me vend që çdo turisti që i kemi thënë të vizitojë Shqipërinë i lirë t’i vendosim nga një agjent nga pas.”, tha ministri Çuçi.

Peleshi: Për çdo shtetas vendas apo të huaj që vërehen veprime të dyshimta. Ne jemi vend turistik. Ka një manual se kur ndizet alarmi i kuq.

Zjarr Tv Ad