Manastirliu në Vorë: Fuqizohet rrjeti i pajisjeve të reja radiologjike në 18 spitale e poliklinika

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, e shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë Vore Blerim Shera, panë nga afër investimin e ri, ku deklaroi se po fuqizohet rrjeti i pajisjeve radiologjike në spitale dhe poliklinika.

Ashtu sikurse javën e shkuar ishim në Paskuqan, ku edhe aty instaluam grafinë e re, të të njëjtit standard sikurse është kjo grafi këtu në qendrën shëndetësore të Vorës, dhe tashmë është e instaluar dhe ofron shërbime nëpërmjet një tekniku të laboratorit i cili është emëruar rishtazi, pikërisht për të siguruar që shërbimi përsa i përket diagnostikës bazë nëpërmjet ekzaminimit të grafisë, të bëhet në kohë reale dhe t’i shërbejë mbi të gjitha vendosjes së diagnozës dhe ndjekjes së diagnozave. Janë 4.2 milionë euro që qeveria shqiptare është duke i investuar në përgjigjie të programit tonë të kujdesit ndaj qytearëve, ndaj covid19 por gjithashtu dhe të Strategjisë tonë të Kujdesit Parësor, për të fuqizuar të gjithë rrjetin tonë të kujdesit parësor, të qendrave shëndetësore dhe ambulancave”, tha Manastirliu.

Ministrja Ogerta Manastirliu foli edhe për vijimin e programit të 300 qendrave shëndetësore për përmirësimin e infrastrukturës së qendrave shëndetësore dhe ambulancave në të gjithë vendin.

Në këtë vit po hapim punimet për 40 qendra shëndetësore dhe ambulanca në të gjithë vendin. Programi ynë i përmirësimit të infrastrukturës të qendrave shëndetësore po vijon”, tha Manastirliu.

Në kuadër të planit të përballimit të Covid19 dhe emergjencave shëndetësore, po kryhen investime në spitalet universitare, rajonale dhe bashkiake për pajisjen dhe rinovimin e flotës së aparaturave biomjekësore të teknologjisë së lartë, me vlerë 4.2 mln euro. Fuqizimi i flotës së pajisjeve mjekësore do të sjellë në strukturat spitalore katër skanera të rinj të teknologjisë së fundit, më konkretisht, në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” dhe në Spitalin Universitar të Traumës, duke dyfishuar kapacitetet, si dhe në Pediatrinë e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe në Spitalin Rajonal të Korçës. Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme do të pajiset me një angiograf të ri.

Edhe spitalet e tjera rajonale dhe bashkiake si dhe poliklinikat e Vorës dhe Paskuqanit po pajisen me 18 grafi të reja dhe 4 ECHO, pjesë e investimit në flotën e aparaturave moderne të teknologjisë së lartë. Lista e plotë e spitaleve dhe poliklinikave ku do të instalohen pajisjet e grafive dhe Echo (Grafitë- QSUT, Spitali Rajonal Elbasan dhe Gjirokastër, Spitali bashkiak i Tropojës, Tepelenës, Sarandës, Lacit, Pukë, Poliklinika e Vorës dhe Paskuqanit; Grafitë e lëvizshme- Spitali rajonal i Lezhës, Korcës, Shkodrës, Spitali bashkiak i Librazhdit, Skrapar, Përmet, Mallakastër dhe Kavajë; Echo – Spitali rajonal i Fierit, Lezhës, Vlorës dhe Shkodrës).

Zjarr Tv Ad