Në shtëpinë e Gentit ligjin e bën gruaja, aktori: Është gjirokastrite, por jo koprrace

0
107
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktori dhe moderatori Gentian Zenelaj ka rrëfyer mjaft detaje nga jeta e tij personale. I pyetur se kush e bën ligjin në shtëpinë e tyre, Gentian Zenelaj nuk ka ngurruar dhe e ka thënë troç se “ligjin e bën gruaja”.

Gjatë rrëfimit në emisionin “Part Time”, Zenelaj ka treguar se si e kanë nisur jetën së bashku me bashkëshorten.

“Martesa ime ka qenë një malore, malore, malore, jo në aspektin e marrëdhënies time me Aidën, por realisht e kemi nisur me një shtëpi të palyer, me mobilje të kohën së Enverit dhe me një biçikletë. Ma beso që çdo gjë në këtë jetë e kam vendosur bashkë me Aidën”, tregoi Genti.

Rudina Dembacaj: Kush e bën ligjin në shtëpinë tëndë, ti, Aida apo Aria?

Gentian Zenelaj: Në shtëpinë tonë e bën ligjin gruaja, e cila ka dashur Zoti që të ishte Aida, kështu që gruaja.

Rudina Dembacaj: A është koprrace si legjendat?

Gentian Zenelaj: Jo, nuk është e vërtetë. Gjirokastritët nuk janë koprracë.

Rudina Dembacaj: Përshkruaje me 3 fjalë martesën tënde Gent.

Gentian Zenelaj: Martesa ime ka qenë një malore, malore, malore, jo në aspektin e marrëdhënies time me Aidën, por realisht e kemi nisur me një shtëpi të palyer, me mobilje të kohën së Enverit dhe me një biçikletë. Ma beso që çdo gjë në këtë jetë e kam vendosur bashkë me Aidën.

Zjarr Tv Ad