Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kavajë. Një 30 vjeçar i identifikuar si Denis Xhelo, është mbytur në plazhin e Spillesë, pasi nuk ka mundur dot që të dalë në breg për shkak të dallgëve të mëdha.
Ai është nxjerrë nga roja bregdetare me shenja jete, por më pas ka ndërruar jetë. Në vendngjarje mbërriti ammbulanca dhe Policia e cila po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Kavajë/Informacion paraprak:
Më datë 23.08.2022, shtetasi D. Xh., 30 vjeç, duke notuar në plazhin e Spille, dyshohet se është mbytur në ujë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.