Rama: Bonusi i Bebes u ka shkuar 22,822 fëmijëve

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama thotë se 22,822 fëmijë e kanë përfituar “Bonusin e Bebes” që qeveria ka vendosur si shpërblim për çdo lindje.

“Mirëmëngjes dhe me kënaqësinë se për këtë vit mbështetja me Bonusin e Bebes u ka shkuar 22,822 fëmijëve, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan kryeministri Edi Rama në Facebook.
Bonusi i Bebes është në vlerën e 40 mijë lekëve për fëmijët e parë, 80 mijë lekë për fëmijën e dytë, si dhe 120 mijë lekë për fëmijën e tretë dhe më tej.

Vlera e përcaktuar në çek tërhiqet në bankat e nivelit të dytë me të cilat Ministria e Shëndetësisëdhe Mbrojtjes Sociale ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi.

Zjarr Tv Ad