Ambasadorja amerikane në Tiranë ka marrë në mbrojtje SPAK-un, pasi Ilir Meta sulmoi Arben Krajën.
Ish-Presidenti e cilësoi kreun e SPAK-ut, sputdhjak që ka vendosur t’i shërbejë hapur mafies së inceneratorëve”.
Më pas i nxori edhe një dokument që ka qenë hetues në diktaturen koministeç. Por Yuri Kim i doli në krah Arben Krajës duke thënë se askush nuk është mbi ligjin.
Referuar sulmit të Ilir Metës, ajo tha se të paprekshmit janë të shqetësuar se mund t’ju vijë fundi.
“Kërcënimet për prokurorët dhe gjyqtarët dhe përpjekjet e tjera për të prishur reformën në drejtësi nuk duhet të pranohen më si “normale”.
Kjo sjellje nuk i përket një vendi që është në NATO, që ka hapur negociatat për anëtarësim dhe është ulur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Për një kohë të gjatë, të pasurit dhe të fuqishmit kanë besuar se janë të paprekshëm. Tani ata janë të shqetësuar se mosndëshkueshmërisë së tyre mund t’i vijë fundi.
Ndërsa reforma në drejtësi zbatohet dhe jep gjithnjë e më shumë rezultate, do të bëhet më e qartë dhe më e qartë se askush – ASKUSH – nuk është mbi ligjin” shkruan Yuri Kim.