Gazetari DYLGJERI: Ja vjedhja e fundit…70 milion euro per paisje të përdorura

0
91
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia e Lirisë ka publikuar këtë të mërkurë fakte të reja sa i përket aferës së inceneratorëve. Në një konferencë për mediat, koordinatorja Kombëtare e Luftës Kundër Korrupsionit në Partinë e Lirisë, Brisida Shehaj zbuloi një kontratë mes kompanisë së inceneratorëve dhe një kompanie italiane për blerjen e një impianti të përdorur.

Shehaj u shpreh se kjo kompani ka paguar 70 mijë euro për një impiant të përdorur dhe se njësia e zbatimit të projekteve në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, kur kjo kontratë rezulton se ka dy vite që është lidhur, nuk është audituar. Lidhur me këtë denoncim nga Partia e Lirisë ka reaguar gazetari i njohur Ylli Dylgjeri i cili me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook shkruan:

Postimi i plotë nga Ylli DYLGJERI:

Ja vjedhja e fundit…

– 70 milion euro per paisje te perdorura.

Kontrate e Inceneratoreve me leket publike, per te blere paisje te perdorura, per Inceneratorin e Tiranes.

SKANDAL!

Pra,

Partia Socialiste funksionon prej vitesh me nje arsenal te perdorur duke filluar me Kryetaret e Bashkise te perdorur,

prokurore te perdorur,

antare te perdorur, komisionere te perdorur,

patronazhiste te perdorur,

diplomate te perdorur,

mafioze te perdorur,

kriminele te perdorur,

gazetare te perdorur,

ministre te perdorura,

polici e perdorur,

gra te perdorura,

paisje te perdorura.

Vjedhja dhe perdorja vazhdon…edhe pse na thone: keni ngateruar Opoziten.

Zjarr Tv Ad