Ambasadorja Yuri Kim është takuar me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja.

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Diplomatja amerikane ka publikuar një foto në Twitter, ku shkruan se takimi mes tyre vjen pas kthimit të Krajës nga SHBA.

Sipas Kim, vizita e Krajës në Uashington “forcon më tej bashkëpunimin SHBA-Shqipëri në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

Postimi i ambasdores Yuri Kim

Kënaqësi për të mirëpritur sërish shefin e SPAK-ut Arben Kraja pas vizitës së tij zyrtare në Uashington, e cila forcon më tej bashkëpunimin SHBA-Shqipëri në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. SHBA o të vazhdojë të mbështesë fuqishëm punën e SPAK dhe institucioneve të tjera të reformës në drejtësi.

Zjarr Tv Ad