Ilir Meta deklaron se Partia e Lirisë e mbështet “plotësisht kauzën e drejtë të qytetarëve për të mbrojtur shtëpitë e tyre” nga projektet e qeverisë të cilën e quan “mafies së inceneratorëve”.
“Pa asnjë trasparencë dhe komunikim me qytetarët, Qeveria duke vepruar si banditët, ka rrëmbyer pronat dhe banesat e tyre.
Ne solidarizohemi plotësisht me luftën e tyre për mbrojtjen e pronës, të shtëpive dhe të familjeve të tyre”, shkruan Meta në rrjetet sociale.
Kreu i PL-së denoncon se pronat e qytetarëve “po vidhen në dhunim të ligjit për t’i hapur rrugë ndërtimit të pallateve ku pastrohen parat e krimit të organizuar”.
“Partia e Lirisë ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë në krah të qytetarëve.
Të bashkuar do t’i largojmë pushtuesit e sektit rilindas nga zyrat e shtetit shqiptar!”, thekson Meta.