Pavarësisht alarmit të ngritur nga Qendra ALERT për importin e vezëve për konsum tavoline nga Serbia dhe Turqia, duke shkelur hapur Rregulloren 404 të Komisionit Europian, të vitit 2021, duke qartë që Ministria e Bujqësisë dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nuk kanë ndërmend të reagojnë, duke mos zbatuar as legjislacionin shqiptar për vezët.
Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave bëjnë të ditur se edhe gjatë muajve korrik e gusht 2022, nga Turqia e Serbia janë importuar miliona kokrra vezë, të cilat sot gjenden në tryezat e shqiptarëve, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e tyre, veçanërisht nga salmonela.
Pas publikimit të lajmit për importin e vezëve që pas përhapjes së Gripit të Shpendëve, Qendra Alert i dërgoi disa pyetje Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, përgjigjet e të cilit po i publikojmë sot, pasi importi vazhdon të mos ndalet.
“Bazuar në Udhëzimin e Ministrit të Bujqësisë Nr.2, date 13.01.2021, Pika 2/b, Vezët e Klasës B te importit dorezohen vetem ne industrine ushqimore…; Pika 48, për vezët e Kategorisë B të importit, ku theksohet lejimi i zhdoganimit dhe kalimit në pikat kufitare, vetëm për industrinë e përpunimit dhe sipas dokumenteve të gjurmueshmërisë së AKU, ku kanë shkuar të gjitha këto veze? Sa në industri dhe ku konkretisht? Sa në treg për konsumatorët?”, ishte pyetja e parë për AKU. Sipas këtij institucioni, “Udhëzimi nr. 2 datë 13.1.2021, pika 1 germa “gj” e cilëson vezën si “vezë me lëvore, përveç atyre të thyera, të inkubuara ose vezë të gatuara që prodhohen nga pulat e specieve Galusgalus dhe janë të përshtatshme për konsum të drejtpërdrejt nga njerëzit ose për përgatitjen e produkteve të vezëve”. Referuar rregulloreve të BE-së, certifikata e vezës është vetëm një, si për vezën klasi A, ashtu dhe për vezën e klasit B. Ndryshimi qëndron vetëm tek miratimi i planit të kontrollit të salmonelozës nga strukturat e Brukselit për eksportet në BE”.
Në këtë përgjigje, AKU nuk tregon nëse këto vezë që importohen a vijnë nga stabilimente në Turqi e Serbi, që e kanë kaluar kontrollin e salmonelozës nga strukturat e Brukselit. Nëse po, përse Komisioni Europian nuk e lejon eksportin e tyre drejt vendeve të BE dhe nëse jo, përse në Shqipëri futen lirshëm e përfundojnë në tavolinat tona?
Ndërkaq, duket qartë që nuk ka asnjë dokument gjurmueshmërie për të vërtetuar dhe për t’ju përgjigjur pyetjes se ku kanë shkuar.
Pyetja e dytë për AKU-në ishte: Cilat janë qendrat e përpunimit, sepse vezët e Klasit B duhet te shkojnë vetëm në qendra përpunimi dhe jo në kompani apo fabrika që mund të prodhojnë ëmbëlsira, akullore etj., dhe ato t’i përpunojnë vetë?
Përgjigjia e AKU: Referuar Udhëzimit nr. 2 datë 13.1.2021, pika 1 germa “d” “industri ushqimore” do të thotë çdo stabiliment që prodhon produkte të vezëve të destinuara për konsum njerëzor, duke përjashtuar furnizuesit e ushqimit social;
Por, duket që AKU nuk e njeh mirë udhëzimin në fjalë, ose nuk është e aftë, apo nuk ka dëshirë ta zbatojë atë, ka të ngjarë dhe me miratimin në heshtje të Ministrisë së Bujqësisë. Dhe ja përse:
Sipas Udhëzimit Nr.2/2021, Pika 2, Germa A, Vezët e Klasës B dorëzohen vetëm në industrinë ushqimore, sipas kërkesës së pikës 2 dhe 10, Pjesa A, Kapitulli II, Udhëzimi Nr.21, datë 25.11.2010, “Mbi kërkesat specifike të higjienës dhe kontrollet zyrtare për produktet me origjinë shtazore”.
Por çfarë saktësojnë këto pika dhe ky udhëzim?
Pika 2 thotë: Operatorët e biznesit ushqimor sigurojnë që stabilimentet për podhimin e produkteve të vezëve janë ndërtuar, praqitur dhe pajisur në mënyrë që të sigurojnë ndarjen e operacioneve të mëposhtme:
a) larjen, tharjen dhe dezinfektimin e vezëve të papastra ku kryhen;
b) thyerja e vezëve, marrja e përbërësve të tyre dhe heqja e pjesëve të lëvozhgës, membranës;
Ndërsa pika 10 sqaron: “Vezë të përshtatshme higjenikisht për përunim do të konsiderohen vezët;
a) të cilat janë të derfuara dhe të krisura
b) të cilat me ndriçim identifikohet se;
c) e erdha është zhvendosur në murin e brendshëm të lëvozhgës
d) të cilat janë të papastra në një shkallë të lartë
Edhe pika 11 dhe gjithë udhëzimi Nr.21, tregojnë qartë që, vezët e Klasës B, si ato që importohen sot në Shqipëri nga Turqia e Serbia, sepse nuk ka asnjë dokument zyrtar që ato janë të Klasës A sipas kontrolleve të strukturave të BE, nuk duhet të dalin të treg për konsum familjar, mpra tryezë për në tavolinat e konsumatorëve.
Por, ado duhet të shkojnë në kompani që janë të specializuara për përpunimin e tyre, ndarjen, thjarjet etj, nga ku më pas mund të blihen nga industria që prodhon produkte ushqimore me përmbajtje veze.
Ndërsa AKU ka pranuar se konsumatori mashtrohet me etiketimin e këtyre vezëve. Pyetjes së Qendrës Alert, se “përse lejohet tregtimi i vezëve të importit me ambalazh të kompanive të njohura në prodhimin e vezëve, pa asnje sqarim mbi etiketë (bikurinë) për vendin e origjinës, por shiten si prodhime shqiptare, duke çorientuarm mashtruar, por edhe rrezikuar konsumatorin?”
“Duke ju falënderuar për sjelljen ne vëmendje te problematikes, trupat inspektuese te Autoritetit Kombëtar te Ushqimit janë ne gatishmëri për kryerjen e kontrolleve zyrtare, me objekt inspektimi tregtimin e produktit veze. kundrejt kërkesave ligjore, dhe në rastet e konstatimit të shkeljeve të kërkesave ligjore jo më larg se javën e shkuar janë marrë masat administrative përkatëse për gjetjet e evidentuara”, përgjiget AKU.
Pyetja 4 për AKU: Përse lejohet importi i vezëve të katogorisë A nga Turqia? Nëse nuk janë A por B, ku kanë shkuar dhe përse tregtohen vezët me vule turke apo serbe, ndërsa në ambalazh, kompanite shqiptare i tregtojne si vezë të kategorisë A, duke theksuar se janë dhe prodhim shqiptar?
Ndërsa duket qartë që përgjigjia është për t’ju shpangur përgjegjësisë.
“Të gjitha produktet vezë që kanë hyrë në territorin e vendit tonë, janë të shoqëruara me certifikatë veterinare, e cila vërteton gjendjen shëndetësorë të shpendëve nga kanë ardhur këto vezë, si dhe sigurinë e këtij produkti”, thotë AKU, por harron të sqarojë nëse janë Klasa A apo B, si dhe të qartësojë nëse stabilimentet në Turqi i Serbi i kanë kaluar kontrollet zyrtare të salmonelozave nga strukturat zyrtare të Brukselit.
“Të gjitha vezët që eksporton Shqipëria në BE janë vezë klasi B. Për tregun e brendshëm shqiptar, janë vezë të klasit A. Ky standard ekuivalent ndodh edhe për shtetet që janë të listuara për eksportin e vezës në BE, ashtu sikurse edhe për produktin vezë të importuar nga shteti turk dhe ai serb”, sqaron më tej AKU. Por çdo të thotë kjo? A pranon BE vezë të klasit A nga Serbia e Turqia? Jo! Po Shqipëria përse duhet t’i pranojë, nëse janë vërtet të tilla? A po shkelen rregullohet e Komisionit Europian, hapur nga Ministria e Bujqësisë dhe AKU, ndërkohë që jemi në fazën e përafrimit, por edhe të zbatimit të legjislacionit të BE-së?
Nga këto përgjigje, duket qartë që importuesit e këtyre vëzëve, së pari kanë influencë të madhe mbi strukturat tona shtetërore, të cilat janë të paafta t’i ndalojnë, duke mashtruar, por edhe rrezikuar hapur shëndetin e shqiptarëve. Nga ana tjetër, duket qartë që gjurmueshmëria e këtyre produkteve është zero, sepse nëse janë Klasa B, AKU nuk e di ku po shkojnë, ose lejon që të dalin në treg si vezë tavoline. Apo, nëse janë A, gjë që nuk vërtetohet në asnjë dokument zyrtar, përse po shkelet rregullorja 404 e Komisionit Europian?
E njëjta situatë, si me vezët e Turqisë, ashtu edhe me të Serbisë. Nga kjo e fundit, rregullat e Bashkimit Europian, si dhe legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore, urdhëra, udhëzime e rregullore për vezën, po shkelen në emër të “Ballkanit të Hapur”, që sipas AKU-së, “në kuadër të marrëveshjes “Open Balkan”, e cila ka për qëllim tregtinë e lirë të produkteve, duke marrë në konsideratë garancitë që japin autoritetet kompetente të sigurisë ushqimore të dy vendeve, zhvillohet import-eksporti i produkteve ushqimore dhe e njëjta certifikatë vlen edhe për eksport drejt Serbisë”.