Bota që dëshiron Vladimir Putin

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vladimir Putin është i vendosur që të diktojë të ardhmen, në mënyrë që ajo të duket si versioni i tij i së shkuarës. Presidenti rus e pushtoi Ukrainën jo sepse ndihej i kërcënuar nga zgjerimi i NATO-s apo nga “provokimet” perëndimore. Ai urdhëroi nisjen e “operacionit të tij special ushtarak” pasi beson se është e drejta hyjnore e Rusisë ta sundojë Ukrainën, të zhdukë identitetin kombëtar të këtij vendi, dhe ta integrojë popullin e saj në një Rusi të Madhe.

Ai e parashtroi këtë mision në një ese që e botoi në korrikun e vitit 2021 me titull “Mbi unitetin historik të rusëve dhe ukrainasve”. Nëpërmjet atij artikulli, Putini këmbënguli se bjellorusët, rusët dhe ukrainasit janë që të gjithë pasardhës të Rusisë, një popull i lashtë që sundoi territoret midis Detit të Zi dhe Detit Baltik.

Po ashtu, ai tha se ata janë të lidhur së bashku nga një territor dhe gjuhë e përbashkët dhe besimi i krishterë ortodoks. Sipas versionit të tij të historisë, Ukraina nuk ka qenë kurrë sovrane, përveç disa momenteve të shkutra historike kur u përpoq dhe dështoi të bëhej një shtet i pavarur. Ai shton se “Rusisë iu grabit” territori kryesor kur bolshevikët krijuan Bashkimin Sovjetik në vitin 1922 dhe krijuan Republikën Socialiste Sovjetike të Ukrainës.

Dhe po sipas tij që nga shembja e BRSS, Perëndimi e ka përdorur Ukrainën si një platformë për ta kërcënuar Rusinë dhe ka mbështetur ngjitjen në pushtet të “neo-nazistëve” në Kiev. Kjo ese dhe deklarata të ngjashme publike, e bëjnë të qartë se Putin dëshiron një botë ku Rusia të jetë në krye të unioni të ri sllav të përbërë nga Bjellorusia, Rusia, Ukraina dhe ndoshta pjesa veriore e Kazakistanit, teksa të gjitha shtetet e tjera post-sovjetike duhet të njohin ndikimin e fortë të Rusisë.

Zjarr Tv Ad