Një pushues në plazhin e Jalës, Dhërmi ka rrezikuar të mbytet mesditën e sotme, pasi mjeti lundrues me të cilin ai po lëvizte ka pësuar defekt ,duke u bllokuar në mes të detit.
Policia bën me dije se pas marrjes së njoftimit i kanë ardhur në ndihmë drejtuesit të mjetit lundrues që rrezikonte mbytjen, ndërsa tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Njoftimi i policisë:
Gjatë ditës së sotme, salla operative e Policisë Kufitare Vlorë ka marrë njoftim se 1 drejtues mjeti lundrues skaf, që ishte duke lundruar në det, në plazhin Jalë, Dhërmi, e kishte të pamundur të kthehej në breg, pasi mjeti që ky shtetas drejtonte, kishte pësuar një defekt.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare, për t’i ardhur në ndihmë drejtuesit të mjetit lundrues, që rrezikonte mbytjen.
Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur nxjerrjen në breg të mjetit lundrues, si dhe të drejtuesit të tij që ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.