Kryetari i zgjedhur i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka folur për marrëdhëniet me SHBA-në dhe ambasadoren amerikane Yuri Kim në Tiranë, pasi kjo e fundit bëri një reagim disa ditë më parë për reformën në drejtësi.
Në një intervistë për “Faxnews:, ish-presidenti Meta tha se ambasadorja amerikane, në reagimin e saj, sipas tij nuk dha asnjë mesazh të fshehtë për të.
Sipas tij, marrëdhëniet me SHBA-në i ka të shkëlqyera, teksa shton se vetëm dy persona kanë probleme në Amerikë, gruaja e Bilalit dhe Lulzim Basha për shkak të dosjes “Muzin”.
Pjesë nga intervista e Metës:
Pyetje: kërkesën e SPAK për formularin, si e pritët?
Meta: Së pari kemi të bëjmë me një kandidat pët deputet të PS, i cili ka qenë pjesë e kërpëratave, i uroj suksese SPAK në këtë hetim serioz që ka nisur dhe të vazhdojë punën e tij, pasi metën e Berishën…
Pyetje: Kërkesa për depozitat e bankave?
Meta: Të kërkojë në të gjitha bankat e botës. DASH e ka gjithçka, çdo gjë tjetër është një shërbim ndaj Ramës për të shmangur vëmendjen nga faktet e depozituara nga PL në SPAK,çdo gjë tjetër është në shërbim ndaj Ramës. Ky do të kalojë dhe katin e fundit të SPAK. Asgjë nuk e ndal revolucionin anti-korrupsion, si afera e portit të Durrësit dhe shumë afera të tjera që do të dalin në shtator. Ajo e djegsave vazhdon përshkallëzohet dhe do t’i marrë me vete të tërë.
Pyetje: Ndiheni i sulmuar që keni marrë drejtimin e PL?
Meta: Ndihem i vlerësuar nga të gjitha sulmet që mund të më bëhen për llogari të mafies në pushtet. Kjo vetëm se më motivon më shumë mua dhe PL-në, për ta nisur shtatorin me “Ramoviç shporru”.
Pyetje: Reagimi i Yuri Kim kur tha “askush nuk është mbi ligjin”, mesazh i fshehtë për ju?
Meta: Nuk ka se si të ketë mesazh të fshehur për mua, mesazhet e mia kanë qenë të hapur ndaj të gjithëve që kjo ka qenë reformë e dështuar. Është kapur prokuroria nga Edi Rama. Është vetë ai që në konfgresin e fundit ku e bëri të qartë se SPAK është krijesë e PS-së. Ekzistencën e vetë ia detyroi partisë. Është e qartë se kush janë personat që i bëjnë presion drejtësisë. Shqipëria ka rënë 26 vende përsa i takon treguesit antikorrupsion. Është vendi i dytë në botë për dhënien dhe marrjen e rryshfetit pas Zambias.
Pyetje: Si janë marrëdhëniet tuaja me ambasadoren amerikane Yuri Kim?
Meta: Marrëdhëniet e mia me SHBA-të kanë qenë dhe do jenë të shkëlqyera në mënyrën më absolute. Dy persona kanë probleme me drejtësinë e SHBA-së. Një është gruaja e Bilalit që është në krye të qeverisë. Tjetri dihet se kush është, miku i Muzinit. Është kënaqësia më e madhe nëse dikush më kërkon të më pyesë. Sepse do u bëj publike të gjitha çështjet për të cilat pyetem dhe përgjigjet e mia. Ne do vijojmë me aferën e inceneratorëve.
Pyetje:Nëse SPAK do iu kërkojë t’u marrë në pyetje, si do të veproni?
Meta: Unë do t’u përgjigjem me kënaqësi dhe do t’i bëj të qartë publikut, ne do të vazhdojmë çështjet e vërteta të anti-korrupsionit.Nuk e shmang dot llogaridhënien Ramoviçi. Cdo indtitucion është i lirë që të bëjë hetime për Metën.
Pyetje: Denoncimi që ka marrë Autoriteti i Dosjeve, për një shtetas dhe ju keni paralajmëruar kallëzim? Pse me një shtator?
Meta: Sepse natyrisht nuk është qëndrim politik, por kallëzim penal. Të gjithë e dinë se Autoriteti ka kryer shërbime emergjente për të ndihmuar regjimin e Ramoviç që me telenovela të krijojë konfuzion dhe të largojë vëmendjen nga skandalet. Është solide dhe e qartë që kemi të bëjmë me një veprimtari kriminale të këtij autoriteti dhe në 1 shtator do jetë kallëzimi i qartë, për drejtësinë aktuale dhe për drejtësinë ndërkombëtare dhe të gjitha institucionet që të kuptojnë se si është përdhosur shteti i së drejtës dhe si janë rikthyer metodat më të ulëta të Sigurimit të shtetit nga ky regjim edhe pas 33 vitesh duke falsifikuar dosjen e një ish-të përndjekuri nga ai regjim.