Hyrja në xhaminë e Et’hem Beut 1 euro? Reagon stafi i objektit fetar: Askush nuk detyrohet të paguajë, është kontribut vullnetar

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas lajmit që qarkulluar ditën e djeshme se KMSH ka bërë me pagesë hyrjen në xhaminë e Et’hem Beut në Tiranë, ka reaguar stafi i objektit fetar.

Në reagim thuhet se bileta është një koordinim i Myftinisë në bashkëpunim me operatorët turistikë për vizitorët e huaj, por se askush nuk detyrohet të paguajë, por se është kontribut vullnetar i mirëpritur nga çdokush.

Stafi në reagimin e tij e ka quajtur praktikë të njohur botërisht mbledhjen e vlerës monetare për hyrjen dhe ka shpjeguar se shuma që mblidhet shkon në mirëmbajtje të xhamisë.

Reagimi i stafit të xhamisë së Et’hem Beut:

Sqarim për besimtarët dhe opinionin publik. Në rrjetet sociale dhe në disa media po qarkullon kjo biletë, e lëshuar nga Myftinia Tiranë, përkatësisht stafi drejtues i Xhamisë Et’hem Beu.

Sqarojmë si më poshtë vijon:

1-Besimtarët dhe gjithë qytetarët shqiptarë, që duan të vizitojnë Xhaminë Et’hem Beu mund ta vizitojnë atë lirisht, të kryejnë adhurime dhe të sodisin bukuritë e saj të rralla siç kanë bërë për shekuj.

2-Bileta në fjalë është një iniciativë e myftinisë në koordinim me operatorët turistikë, që zhvillojnë guida me turistët e huaj në kryeqytetin tonë. Ajo nuk është detyrim dhe nuk pengon vizitën në xhami. Asnjë turist nuk detyrohet ta paguajë atë, është thjesht kontribut vulnetar, gjë e cila është mirëpritur nga çdokush.

3-Duke qenë se kjo është një praktikë e njohur botërisht, Myftinia Tiranë ndërmori këtë nismë për të shërbyer si ndihmë modeste për mirëmbajtjen dhe menaxhimin e Xhamisë të saporestauruar të Ethem Beut.

4-Duke marrë përgjegjësinë për moskoordinimin, njoftimin dhe sqarimin e detajuar rreth kësaj çështjeje, hedhim poshtë çdo keqinterpretim, manipulim dhe shpifje të stisur pasditen e sotme.

Ndërkohë nisma në fjalë s’ka të bëjë aspak me besimtarët, që vinë të falen në xhami. Xhamia Et’hem Beu ka qenë gjithmonë dhe është e hapur pa pagesë për të gjithë besimtarët dhe qytetarët.

Me respektin maksimal,

Stafi i Xhamisë Et’hem beu

Zjarr Tv Ad