Aksident i rëndë në Librazhd, një kamion dhe 7 makina përplasen te “Kthesa e Murrashit”

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin Librazhd-Elbasan, në vendin e njohur si “Kthesa e Murrashit”.

Një kamion i tonazhit të rëndë është përfshirë në një aksident masiv, ku të paktën shtatë autovetura janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë është bllokuar qarkullimi.

Burime nga vendngjarja bënë me dije se kamioni që qarkullonte nga Librazhdi në drejtim të Elbasanit gjatë një manovre të gabuar në tentativë për parakalim është përplasur me një autoveturë, çka ka shkaktuar më pas përplasjen në varg.

Tre autovetura kanë pësuar dëmtime serioze ndërsa katër të tjera dëmtime të vogla. Mësohet se një femër ka mbetur e dëmtuar nga përplasja.

Burimi: Balkanweb

Zjarr Tv Ad