“Mos ka ndodhur gjë”, Braçe “i shqetësuar”: I.M ende s’ka kërcënuar dhe S.B ende s’ka sharë! Vetëm Fedezi laskuriq qarkullon sot

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ironizon përmes një postimi në rrjetet sociale dy kundërshtarët e tij politikë, Sali Berishën dhe Ilir Metën, për deklaratat e tyre publike gjatë ditëve të fundit.

Ndërsa opozita mobilizohet për atë që e quan si revolucion në shtator, dhe me zhvillimet e fundit nga SPAK që po heton Metën, deklaratat publike të dy krerëve të partive opozitare janë bërë gjithnjë e më të shpeshta dhe më të ashpra.

Por Braçe shpreh në rrjetet sociale “shqetësimin” për qetësinë që ka rënë ditën e sotme.

“Ç’është kjo ditë koti; Ende nuk ka kërcënuar I.M, ende nuk ka sharë S.B! Mos ka ndodhur gjë se veç video nga FEDEZ laskuriq ka në qarkullim”, shkruan Braçe.

Zjarr Tv Ad