Gazetarja dhe ish-zëdhënësja e Sali Berishës, Juela Meçani paralajmëron rikthimin e Lulzim Bashës në krye të një force të re politike, në shtator.
Në lidhje me hetimin që SPAK ka nisur ndaj kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, Meçani tha se ishte diçka që pritej por e gjithë çështja do të shfryhet, si një flluskë sapuni.
Ajo shtoi se SPAK do të kishte qenë më i besueshëm nëse do të ecte me të njëjtat ritme sa i takon Metës, edhe me çështje ku janë të përfshirë emra të lartë të PS.
“Ishte e pritshme që do të kishim lëvizje si për zotin Ilir Meta si dhe ndaj zotit Berisha. Po me Berishën e kanë pak më të vështirë se ai dhe PD i dhanë disa prova masiviteti, prova force, si protesta e 7 korrikut, apo Kuvendet, qartësisht ka një tendencë politike për të shpërbërë këtë binom, për t’ia bërë sa më të vështirë jetën.
Është një truk trojan se mënyra e vetme si ta arrijnë është të sulmohet Partia e Lirise dhe Meta te ajo pjesë që e reklamon fuqishëm, te pastërtia , idealizmi.
Nuk mund të them që SPAK është bërë pjesë e kësaj lojë. Sikur të njëjtat ritme SPAK ti kishte për dhjetëra denoncime, për emra të ngritur të PS, për miliona që paguajmë përditë do të kishte qenë më i besueshëm. Kam një mendim që do të shfryhet, një flluskë sapuni”, deklaroi Meçani në Fax News.