Marrëveshja me Serbinë, reagon Basha: Kosova e pavarur është realitet i pamohueshëm!

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë pas një kohe të gjatë larg vëmendjes së mediave, lidhur me marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet e hyrje-daljeve.

Basha e quan lajm të mirë për qytetarët e Kosovës dhe thotë se bashkëpunimi mes dy vendeve, si shtete të pavarura kontribon në paqen dhe stabilitetin e rajonit.

“Kosova e pavarur është një realitet i pamohueshëm”, shkruan Basha.

Postimi i plotë:

Marrëveshja e sotme është lajm i mirë për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë. Mirënjohje për kontributin e SHBA dhe BE! Kosova e pavarur është realitet i pamohueshëm. Dialogu dhe bashkëpunimi mes Kosovës dhe Serbisë si dy vende te pavarura i kontribon paqes, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik në rajonin tonë.

Zjarr Tv Ad