Vitin e kaluar ndaloi për të blerë shalqi, ambasadorja Kim ritakon Thëllënzën dhe djemtë e saj: Solla miqtë e mi. Të lumshin duart!

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një vit më parë, ambasadorja e SHBA Yuri Kim ndau në rrjetet sociale eksperiencën e këndshme teksa ishte takuar me një fermere shqiptare, nga e cila bleu disa fruta.

Por kryediplomatja amerikane në Tiranë, duket se nuk e ka harruar mikeshën e saj, Thëllënza. Ajo është rikthyer këtë vit së bashku me një grup miqsh, si dhe ka takuar dy djemtë e fermeres shqiptare.

“E takova Thëllënzën vitin e kaluar kur ndalova për të blerë shalqi në dyqanin e saj. Kam disa miq që më kanë vizituar dhe doja që edhe ata vetë të shijonin frutat dhe perimet e shijshme të Shqipërisë. Ishte bukur ta shihja sërish dhe këtë herë të takova djemtë e saj, Fabianin dhe Sinën.

Faleminderit të gjithë njerëzve të mrekullueshëm që kujdesen për tokën me kaq shumë kujdes dhe përkushtim. Të lumshin duart”, shkruan ambasadorja Kim teksa shpërndan edhe këto foto në rrjetin social Instagram.

Zjarr Tv Ad