Arti në zi / Ndahet nga jeta në moshën 83-vjeçare piktori i njohur Bujar Zajmi

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare piktori i njohur Bujar Zajmi.

Lajmin e bën me dije miku i tij, studiuesi Jaho Brahaj, teksa sjell në vëmendje edhe kontributin e artistit të mirënjohur.

Krijimtaria e Zajmit shtrihet në rreth gjashtë dekada, e momentin më të fundit të ekspozimit përmes 100 veprave e shënoi në korrik të këtij viti me “Bzan me diellin” në Galerinë e Tiranës, nën kujdesin kuratorial të së bijës, Anila Zajmi.

Zajmi ka lëvruar një larmishmëri teknikash nga grafika, kolazhe, piktura në vaj e akrilik e të tjerë. Veçohet si një nga artistët me një krijimtari të pasur gjatë sistemit diktatorial, një pjesë të mirë të së cilës me afro 7 mijë punime e mbajti të fshehur gjatë diktaturës.

Shumë prej veprave të piktorit të ndjerë siç ka rrëfyer e bija, mbeten ende për t’u zbuluar, dhe ruhen në shtëpinë studio të tij.

Zjarr Tv Ad